zoom

Aktualitet

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Një aksident i fortë mes dy automjeteve ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit te “Ura e Vashës”.

Policia bën me dije se rreth orës 18:00 janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit L.R., K.A. dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi K.A. dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën,”- njofton policia./ Zoom.al

Postime të lidhura