zoom

Të gjitha

“Nuk kam bërë asgjë gabim…”/ Beatriks Ramosaj: Jam bullizuar edhe pas daljes nga Big Brother

Luana Vjollca dhe Beatrix Ramosaj zhvilluan një video live së bashku ku kanë folur për bullizmin dhe pasojat që lë te një person. Beatriks ka treguar se është bullizuar që në shkollë dhe në fakt shkak ka qenë mbipesha.

Mirëpo, këngëtarja tha se gjatë asaj periudhe me veten punoi shumë dhe më pas e kaloi këtë fazë. Më tej, ajo tha se ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por jo perfekt. “Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë”, theksoi ajo.

“Që në shkollë e kam përjetuar. Të gjithë kemi karaktere të ndryshme dhe unë futem tek ata që janë më sensitive dhe janë tërhequr. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë konfliktet por kjo nuk domethënë që të tjerët të kenë të drejtën të të shkelin ose komentojmë. Kam qenë pak si shumë e mbushur dhe e kam përjetuar shumë. Por kalohet duke u rritur. Kjo gjëja bëhet edhe traumë. Lidhet me atë idenë, nuk kanë besim në vete. Të gjithë jemi të bukur në mënyrat tona. Jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por jo perfekt. Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë.”– tha ajo.

Duke u ndalur te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”, Beatrix e cilësoi veten si konkurrente eksperienca e saj ishte më e rëndë se e të gjithëve.

“Unë nuk bëra asgjë gabim dhe nuk e kuptoj dot gjithë negativitetin.”– u shpreh ajo referuar lidhjes me Donald Veshajn teksa shtoi: “Unë si fillim kur dola nga BBV…aty qëndrova për 100 ditë e izoluar pa asnjë informacion. Kur del nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini sa traumatike ka qenë eksperienca për mua. Më e rëndë se e të gjithëve. Jam përballur me një negativitet shumë të madh. Komente nga më të këqijat.”- u shpreh ajo.

Beatrix u shpreh se shumë personazhe publike që kanë influencë nuk e kanë mbështetur por nënvizoi se nëna e Rita Orës, Vera e përkrahu direkt.

“Mediat këtu dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë nuk kanë reaguar. U desh një emër i madh si mami i Rita Orës të reagonte ajo dhe të reagonin edhe njerëzit e tjerë. Kur isha brenda BBV ka qenë shumë e vështirë për njerëzit e mi dhe kjo është shumë e shëmtuar dhe nuk e kuptoj.”

Së fundmi ajo pranoi që po përjeton sërish bullizëm, që pas daljes nga BBV./L.K

/Zoom.al