zoom

Sport

Lojtari i Premier League infektohet me malarie

Lojtari i Premier League infektohet me malarie

Mesfushori i Bournemouth, Hamed Traore do të jetë jashtë fushe për disa kohë për shkak se është infektuar me malarie.

Trajneri i skuadrës së Premier League, Andoni Iraola ka njoftuar gjithçka, në një intervistë: “Javët e fundit ka qenë një situatë e vështirë për të personalisht. Ne duhet të sigurohemi që ai të jetë mirë dhe të rikuperohet siç duhet”.

Vlen të theksohet se 23-vjeçari nuk është përfshirë në skuadrën e Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila fillon më 13 janar.

Traore iu bashkua Bournemouth në janar si huazim nga skuadra italiane Sassuolo përpara se të bëhej e vlefshme një marrëveshje e përhershme për shifrën e 20 milionë funteve në verë. /ZOOM.AL/