zoom

Sport

Liverpool merr kreun me spektakël dhe 6 gola, Klop humb unazën e martesës në fushë! (VIDEO)

Me fitoren 4-2 ndaj Njukasëllit, Liverpulli kryeson i vetëm Premier Ligën angleze me 45 pikë.

Ndeshja ishte plot ngjarje,  ku shënuan gjashtë gola, disa pritje të shkëlqyera nga portieri mysafir Martin Dubravka, dhe mbi të gjitha një lojë fantastike nga Mohamed Salah.

Në këtë det ngjarjesh ka kaluar nën radar një situatë disi e çuditshme që i ka ndodhur trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Klop me stilin e tij të famshëm entuziast shkoi për të përshëndetur tifozët dhe për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre. Por ai pati një aksident të vogël, të cilin e rregulloi shpejt.

Klop pothuajse humbi unazën e martesës

Gjatë festës pas fitores së madhe, atij i ra unaza e martesës nga dora, të cilën Klop e kërkoi furishëm në fushë me ndihmën e një stjuardi që ndodhej aty pranë.

Situata u zgjidh në fund nga një kameraman që vuri re unazën para këmbëve të tij dhe Klop përshëndeti gruan e tij Ulla Sandrok, me të cilën është i martuar që nga viti 2005, me një puthje në unazë dhe për të cilën tha se luante një rol kyç në vazhdimin e kontratës së tij me Liverpulin. /ZOOM.AL/