zoom

Të gjitha

“Të vdesësh urie për t’i ngjarë Marilyn Monroe”/ Kim Karadashian, ylli më i keq i Met Gala-s

Lili Reinhart ka qenë ndër shumë personazhe që kritikoi Kim Kardashian për dietën ekstreme që ylli  vazhdoi për t’u përshtatur me veshjen e Marilyn Monroe për “Met Gala 2022”.

“Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku thua se sa të uritur jeni… sepse nuk keni ngrënë ushqim mjaftueshëm muajin e fundit… të gjitha për të veshur një fustan?” Reinhart shkroi në Instagram Story – “Shume gabim në të gjitha nivelet.”

Ylli i “Riverdale”, i cili nuk e përmendi Kardashian me emër, shtoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh se sa njerëz i ndjekin dhe i konsiderojnë si yje ata.

“Të pranosh hapur se ke ngordhur veten për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po shikojnë drejt teje dhe po dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injoranca është e neveritshme”, ka shkruar ajo.

Deklarata e Reinhart erdhi vetëm një ditë pasi Kardashian tha për Vogue se ajo humbi 7 kilogramë në më pak se një muaj në mënyrë që të shtrëngohej në fustanin ikonik që Monroe veshi për t’i kënduar “Happy Birthday” John F. Kennedy në 1962./L.K

/Zoom.al