zoom

Aktualitet

Lihen në qeli dy të rinjtë që akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren! Në gjyq “fshehin” fytyrën

Gjykata ka dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, dy të rinjtë që dyshohet se përdhunuan në grup një 26-vjeçare në qytetin e Vlorës.

Ata u shfaqën në seancë me kokën ulur mbështetur në tavolinë për të mos zbuluar fytyrën para kamerave.

Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti, ky i fundit i shpallur në kërkim, dyshohet se abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren. Ndërkohë janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për 36-vjeçare me iniciale V. K., banues në Vlorë dhe policia po punon për kapjen e tij.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Pas bërjes publik të lajmit në ngjarje u përfshi edhe emri i djalit i pronarit të televizioni lokal 6+1 Vlora TV.

Gazetarja e cila nxorri emrin e tij u kërcënua nga pronari i televizonit Albert Deliaj, i cili pas ngjarjes është vënë në hetim nga policia e Vlorës.

“Jemi në gjak”, i ka dërguar ai mesazh gazetares vlonjate Afrovita Hysaj.

Gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia.

Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një i tretë është familjar i drejtuesit të televizionit lokal 6+1 Vlora.

Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.

Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.