Aplikacion
Leku vazhdon të mbajë pozicione “Titani” në bursë dhe tregun e këmbimit valutor. Dollari nuk e ndal pikiatën, teksa Euro shënon rekordin negativ historik në ditën e dytë të saj. Ulje ka pësuar edhe Paundi britanik. ja si paraqitet bursa e këmbimit valutor në vend për ditën e sotme, 2 Dhjetor:
Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 92.9 lekë dhe do shitet me 94.4 lekë.
Monedha evropiane euro do blihet me 101 lekë dhe do shitet me 102.2 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 105.9 lekë dhe do shitet me 107.3.
Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 117 lekë dhe do të shitet me 118.8 lekë. /A.Q./
