zoom

Aktualitet

“Lefter Koka, hajduti i dobishëm”, Berisha: Unë akuzoj Ramën dhe Ahmetajn

Sali Berisha, në “Intervistë” në A2 CNN, u shpreh se “arrestimi i Lefter Kokës nuk kishte qëllim tjetër vetëm për t’i vënë kapakun një kazani që zien, që është një nga aferat korruptive më të rënda të këtij shteti”.

“Lefter Koka është hajduti i dobishëm. I çuan paratë te Lefteri sepse aty kishin mundësi që t’i merrnin më vonë me valixhe. Lefter Koka bëri aferën pa tender, këtë e dinte Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Ai që mori tenderin do të ndante paratë me ta. Unë e akuzoj Ramën dhe Ahmetajn pasi Koka nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për inceneratorët”, tha Berisha.

“Kjo do të thotë që për 22 milionë euro që kushtonte inceneratori, ato duhet të nxirreshin nga rezerva e Këshillit të Ministrave ose nga shkurtime në zërat buxhetorë, që mund t’i bëjë vetëm kryeministri ose ministri i Financave. Askush tjetër nuk e prek dot buxhetin. Pra, Lefteri ishte me duar në xhepa, priste që hajdutët t’ia sillnin atij paratë dhe t’i ndanin bashkë pastaj. Dhe kështu u veprua”, shtoi ish-kryeministri.