zoom

Kosova

LDK zyrtarizon Osmanin për presidente dhe Abdixhikun për kryeministër

LDK zyrtarizon Osmanin për presidente dhe Abdixhikun për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat kryesore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke vendosur Vjosa Osmanin në krye të listës së kandidatëve dhe duke e propozuar njëkohësisht për një mandat tjetër në postin e presidentes së Kosovës.

Ndërkohë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nominuar si kandidat për kryeministër.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Abdixhiku e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për LDK-në, duke theksuar nevojën për bashkim dhe përfshirje të të gjitha figurave që duan të kontribuojnë në këtë garë politike.

Ai deklaroi se partia synon të krijojë një ekip sa më përfaqësues dhe të hapur, pavarësisht dallimeve të mëparshme mes individëve apo grupeve politike.

LDK pritet të organizojë një tubim të madh bashkues në fundjavë, ku Vjosa Osmani do të mbajë për herë të parë një fjalim pas rikthimit në këtë forcë politike.

“Po përpiqemi deri të martën që të bëjmë bashkimin e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e kësaj gare dhe në këtë drejtim s’kemi përjashtime për askënd. Do të kemi një listë përfaqësuese të zgjeruar”, tha Abdixhiku./ Zoom.al

Postime të lidhura