zoom

Aktualitet

Largimi i Alfred Pezës/ Alketa Vejsiu: Ditë shumë e gëzuar, babi im do prehet në paqe

Moderatorja Alketa Vejsiu u lumturua nga lajmi për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar.

Në rrjetet sociale, ajo vuri në dyshim nëse Peza është dorëhequr apo e kanë shkarkuar, duke shtuar se kjo është një ditë shumë e gëzuar sepse në postin e drejtorit mori vendime të padrejta.

Alketa Vejsiu kujtoi rastin e babait të saj, kur bashkëshortja e tij (njerka e Alketës), kishte marrë leje pa të drejtë page për t’i shërbyer atij, por më pas u hoq nga puna pas 32 vitesh punë në televizion.

Sipas moderatores, pas Pezës, duhet të largohen edhe disa emra të tjerë nga RTSH.

Reagimi i Alketa Vejsiut:

Të hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!

Sot është një dite shumë e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde rrugë të mbarë!