Aplikacion
Kur e kam hasur këtë term amerikan kam menduar se është më i gjeturi për fundin e fundërrinave të njeriut. Për burrin më të paburrë, më të fëlliqur, të përbuzur e të neveritshëm, atë që arrin aq poshtë saqë bën inçest me t’ëmën. Por mizerja morale vazhdoka më thellë. Aq thellë sa e le pas edhe motherfuck-erin: Qenka akti i vardisjes gruas së shokut e mikut, duke shpërdoruar pushtetin për ta përdhunuar….
Nuk është e rrallë në Shqipëri që drejtuesi ta shtrëngojë vartësen për seks përmes kërcënimit me vend pune. ( Për të mos thënë se është normë ). Por falë Zotit, deri tash rrallë dëgjojmë që burra të një farë niveli shoqëror të shkojnë me gratë e shokëve. Por absolutisht unik është rasti i mësipërm, kur me këmbëngulje kriminale dhe shantazh katunaresk, një funksionar i rangjeve kaq të larta të “rilindjes”, ish -deputet dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH, përndjek me atë mikun në dorë gruan e mikut me të cilin ka ndarë kafshatën….
Në vitin 2013, kur Edi e kandidoi për deputet Fredin, kam thënë: “Falemnderit politikës që na pastron gazetarinë “. Dikush atëherë më kujtoi se “jeni kolegë”. Sot erdhi siraja t’i them atij a asaj ( s’më kujtohet ) se UNË NUK JAM KOLEG I ALFRED PEZËS! Unë kam qenë gjithë jetën gazetar ndërsa ai punëtor politik i emëruar në media.
Në 2011, kur nisa punë në Ora News, mu duk vetja si ushtarët amerikanë kur u futën në kampin e përqëndrimit në Aushvic. Punonjës të dërrmuar e sakatuar nga një polic që funksiononte vetëm me të bërtitura, fyerje dhe gjoba.
Ndaj nuk u habita aspak kur mësova për gjobat, kontrollin punëtor, pushimet nga puna dhe bëmat seksuale prej Kazanove të këtij syfeti si drejtor i përgjithshëm i RTSH. Është e vetmja punë që di të bëjë: gjoba, represion, poshtërim. Ndoshta do të kish qenë adapt si kryetar i komitetit teknik në pandemi. Kushedi ç’masa e tortura do kishte pjellë ai truri i tij prej mediokri që prodhon veç dhunë, ndoshta si pasojë e asaj me të cilën është rritur. Kjo po! Vëreni se si qëndron i ngrirë e i përulur pranë një eprori!
E përsëris UNË NUK JAM KOLEG I ALFRED PEZËS!!
Më korrekt është: Alfred Peza nuk është kolegu ynë. Por për fat të keq dhe vullnet të Edi Ramës, ky individ gjallon në trupin e gazetarisë shqiptare. Jo si muskul. Jo si nerv! Jo si organ. Ai është kancer! Kudo që e ka mbjellë Edi ai vetëm ka dobësuar dhe ka shkatërruar atë media. E kur ky kancer duket sikur hiqet prej aty ku ka kryer punë, shpërthen diku tjetër metastaza e tij, për të bërë zarar edhe më të madh.
WHAT’S NEXT?
Mos mendoni se mori fund me këtë histori ky monstër? Bah! Si tha kuestori për kujdestarin tek “Lulëkuqe mbi mure”: “Le të rrijë ca kohë brenda! Njerëz të tillë aty bëhen më të dobishëm”.
Katastrofa që ky monstër i shkaktoi RTSH është një dobi e madhe për disa nga mediat e rëndësishme të establishmentit. RTSH ka një kapacitet të paparë teknik, burime njetëzore dhe parà me të cilat të sundojë pa pengesë tregun. Dobësimi i tij nxjerr mbi ujë klientët dhe ortakët e Ramës në tregun e televizoneve private. Domethënë, nëse për ne është më i fëlliqur sesa një “motherfucker”, për sistemin dhe establishmentin është një kapterr i dalluar, që ka kryer me sukses dhe zell të madh hedhjen në erë të objektivit që iu ngarkua. Unë po pres rritje në gradë, në një mision më të madh sabotazhi!