Aplikacion
Aurora Polo do të zërë vendin e Alfred Pezës në krye të RTSH, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Ajo është emëruar përkohësisht në këtë post.
Para se të merrte drejtimin e RTSH, Polo ka qenë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Alfred Peza u dorëhoq nga posti drejtues vetëm 1 vit pasi u vendos në krye të RTSH.
Emërimi i tij u shoqërua me denoncime dhe problematika të shumta. Alfred Peza u akuzua se pushoi punonjës nga puna pa të drejtë, por edhe për ngacmim seksual nga Blerta Tafani.