Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, duke i quajtur bashkëfajtorë në krime të rënda mjedisore që po ndodhin në Elbasan ku landfilli prej 6 ditësh është në flakë dhe Vlorë.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh: “Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.”
Berisha akuzoi drejtorin e institucioneve mjedisore si “mercenar të Edi Ramës”, duke theksuar se ky i fundit, sipas tij, e ka vënë institucionin në funksion të partisë në pushtet.
“Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës,” – vijoi më tej Berisha.
Ish-kryeministri kërkoi përgjegjësi institucionale dhe ndërhyrje të menjëhershme për t’i dhënë fund, sipas tij, “mosndëshkimit dhe bashkëpunimit kriminal midis qeverisë dhe strukturave që duhet të mbrojnë jetën e qytetarëve.”