E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ekonomi

Lajthitja e Ramës! U kërkon bankave të ndjekin shembullin e patronazhistëve

A mundet që bankat, të cilat kanë nivelet më të larta të sigurisë, të ndjekin shembullin e institucioneve që u përfshinë në skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale?

06/05/2022
in Ekonomi, In Zoom, Slider
0
Lajthitja e Ramës! U kërkon bankave të ndjekin shembullin e patronazhistëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lajthitja preku sektorin bankar|| Bankat e nivelit të dytë u vunë sot në një sulm të paprecedent nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai u kërkoi në një takim të hapur që t’i bashkohen atij që ai e quan “revolucioni digjital”, që ka të bëjë kryesisht me dhënien online të disa shërbimeve dhe jo më nëpër sportele.

U tha që të ulin tarifat për disa nga shërbimet, por thelbi ishte te mënyra e të operuarit. Ai u kërkoi bankave që të ndjekin shembullin e e-Albania apo të AKSHI-t përsa i përket shpejtësisë në aplikimin e pagesave.

Por a mundet që bankat, të cilat kanë nivelet më të larta të sigurisë, të ndjekin shembullin e dy institucioneve që u përfshinë në atë që konsiderohet skandali më i madh i rrjedhjes së të dhënave personale?

Kush do t’u besonte më bankave të nivelit të dytë nëse të dhënat e qytetarëve do të dilnin në shesh siç dolën të dhënat e “Patronazhistëve”, ato të pagave apo të targave të makinave?

Ish -ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ngriti menjëherë të njëjtin shqetësim.

“Ti Kërkosh Bankave Ndërkombëtare Të Ndjekin Shembullin E Një “ Banana Republic” Me Të Dhënat Personale! Sot lideri i “patronazhistëve” që përdorën të dhënat e e-albania për 920.000 qytetarē u kërkoi Bankave Ndërkomabëtare të ndjekin shembullin e e-albania! A mund të ndodhë kjo? A mundet që Bankat Nderkombëtare dhe degët e saj të ndjekin modelin e propozuar të një “banana republic”? – shkruan Halimi.

Teksa risjell në vëmendje faktin se të dhënat personale që qytetarët ai besuan qeverisë tek e-albania, qeveria ua dha “patronazhistëve” dhe Partia i përdori për shantazh për të fituar zgjedhjet dhe se të dhënat personale mbi pagat apo targat që qytetarët ia besuan qeverisë, u shpërndanë masivisht, Halimi nënvizon se “të vetmet të dhëna personale që nuk janë keqpërdorur deri më sot janë të dhënat bankare të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare të bankave mëmë!”.

“Ti kërkosh bankave ndërkombëtare që ti besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është po aq kriminale sa shpërndarja e të dhënave patronazhistëve”, shkruan ai, duke i sugjeruar kryeministrit që nëse e ka kaq për zemër digitaliziminm të zbatojë ligjin që e ka miratuar para 2 vjetësh për emrat e pronarëve përfitues të kompanive “ofshore “ që ka ndonjë bankë në ishujt Cajman apo kompanive që marrin koncesione qeveritare!

Përsa u përket çmimeve kryeministri mori si shembull biletat e transportit urban, të cilat do të bëhen të gjitha onlinë.

“Tani si mundet që për këto bileta me vlera të ulëta të paguhet komision sa gjysma e vlerës së biletës? Kjo do të thotë faktikisht, jo lehtësim shërbimi, por rritje çmimi. Ndërkohë që, qeveria në kushtet aktuale, dhe pse këtu nuk flasim për thjeshtë situatën aktuale, por në situatën aktuale qeveria subvencionon mbi 5 milionë euro, që çmimi i biletës të mos rritet për ata që marrin autobusin, qoftë brenda qytetit qoftë jashtë qytetit si rezultat i rritjes së çmimit të naftës. Tani si mundet neve t’ju themi atyre që “do ta merrni online shërbimin dhe do paguani komision”? Çfarë është kjo?” -tha Rama.

Por edhe me këtë qëndrim kryeministri bëri shënoi një autogol. Sepse nga njëra anë thotë se u jep 5 milionë euro subvencione kompanive private që kanë fituar kontratat për linjat urbane, nga ana tjetër u kërkon bankave që të paguajnë ata nga xhepi i tyre që biletat të mos rriten më. Pra, fitimi i kompanive të urbanëve të mos preket, por i bankave po.

“Është shumë më e thjeshtë të zbatosh ligjet që ke miratuar vetë sesa të kërkosh bankave që të shkelin ligjet ndërkombëtare të kompanive mëmë”, – i përgjigjet ish -ministri Halimi, duke theksuar po ashtu se “është e pakuptimtë që t’u kërkosh bankave bija në Shqipëri të ndjekin modelin e një “banana republic” që kemi ndërtuar me “sukses” të plotë këtu! /Zoom.al

Tags: akshibankapatronazhistaRamarevolucion dixhital

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike

27/05/2022
Lajm i rradhës
Pandemia rriti sasinë e kokainës së trafikuar në BE përmes Shqipërisë

Pandemia rriti sasinë e kokainës së trafikuar në BE përmes Shqipërisë














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In