Aplikacion
Lajm i hidhur për futbollin në Kosovë. Ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti, i njohur ndryshe edhe si “Kapiti”. Ai është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Mehmeti ka luajtur në vitet ’70 për Prishtinën, ndërsa pati karrierë edhe si trajner te kryeqytetasit. Te Prishtina u emërua teknik i skuadrës, pikërisht në vitin 2012. Në Kosovë ndërkohë është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.

Gjatë karrierës së tij kontribui po ashtu te Hamburgu në Gjermani si zëvendëstrajner./ Zoom.al
