Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën pranë ‘Farmacia 10’ apo QSUT-së në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti.
I plagosuri, i cili raportohet të ketë marrë plumba në bark, është shoqëruar me urgjencë për në spital me autoambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i plagosur pas të shtënave, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
Lajmi në përditësim…
