Aplikacion
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.D., 53 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 56-vjeçarit Ilirjan Dosti. Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 4, po vijojnë punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autori dhe i plagosuri janë komshinj, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për motive banale.
Burime bëjnë me dije se 53-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e debatit dhe përdorimin e armës së zjarrit.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari
