zoom

Aktualitet

Alarm për bombë në Tiranë/ Evakuohet qendra tregtare “Toptani”, reagon policia

Alarm për bombë në Tiranë/ Evakuohet qendra tregtare “Toptani”, reagon policia

Një alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani” ka alarmuar kryeqytetin këtë mbrëmje.

Pas kërcënimit me eksploziv, shërbimet e policisë kanë nisur kontrollet, ku në një njoftim zyrtar bëhet me dije se nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Po kështu, policia ka ndarë detaje lidhur me alarmin e rremë.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Kanë qenë shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit ato që kanë kontrolluar me imtësi qendrën./ Zoom.al

Postime të lidhura