Aplikacion
Këtë të shtunë, më 30 maj, për disa momente në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, është krijuar panik për banorët dhe kalimtarët. Kjo pasi një kovë ishte lënë në mes të rrugës.
Sendi i dyshimtë ngriti një alarm të rremë për bombë për pak çaste. Megjithatë, pas ndërhyrjes së forcave xheniere rezultoi se nuk ishte asnjë send të jashtëligjshëm.
“Rreth orës 09:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me rrugën ‘Dervish Hima’, është konstatuar një kovë plastike e dyshimtë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Forcat Xheniere, të cilat kanë kryer kontrollin dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.”, bëri me dije policia.
Madje, siç raportohet rezultoi se kovë rezultoi të kishte thjesht fasule.

