zoom

Lajme

Kush është Nasta Pëllumbi, denoncuesja e dytë e Erion Veliajt

Kush është Nasta Pëllumbi, denoncuesja e dytë e Erion Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Plarent Ndreca, ka publikuar një tjetër denoncim anonim të dorëzuar në SPAK për Erion Veliaj, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si është ndërtuar hetimi.

I ftuar në emisionin Top Story, Ndreca u shpreh se narrativa e çështjes bazohet mbi persona që, sipas tij, nuk ekzistojnë.

“Qenka një informacion nga Nasta Pëllumbi, e cila nuk ekziston”, u shpreh ai, duke shtuar se mes denoncuesve përmendet edhe një tjetër emër, po ashtu i panjohur.
“Jo vetëm Nesti Angoni, por edhe Nasta Pëllumbi!”

Në dokumentin e publikuar, personi që prezantohet si Nasta Pëllumbi pretendon se bashkëshortja e Veliajt është e përfshirë në veprime të paligjshme.

“Mendojmë se, gjatë hetimit të thelluar të këtij fakti penal të paraqitur në këtë informacion, kemi bindjen e plotë se do të dalin në dritë të tjera episode të ngjashme si kjo që lidhen me veprimet e paligjshme të znj. Ajola Xoxa. Ju urojmë suksese! Me respekt, Nasta Pëllumbi, Lëvizja Qytetare Antikorrupsion”, thuhet në shkresë.

Sipas Ndrecës, mënyra se si është zhvilluar hetimi përmban shkelje të rënda procedurale, duke përfshirë edhe mungesën e aksesit në dosje gjatë një faze të procesit.

“Ajo që mund të them është mënyra si është bërë hetimi, shkeljet e rënda, si është humbur një fazë e procesit gjyqësor pa u njohur me dosjen. Është bërë një proces pa i dhënë dosjen. Ka humbur një fazë procesi,” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri hodhi një tjetër pretendim, duke sugjeruar se personi anonim mund të jetë i lidhur me politikën.

“Personi anonim i identifikuar si Nasta Pëllumbi është një person brenda Partisë Socialiste,” – deklaroi Curri.

Postime të lidhura