zoom

Ekonomi

Kursi i këmbimit, Leku fiton përsëri terren ndaj monedhave të huaja

Kursi i këmbimit, Leku fiton përsëri terren ndaj monedhave të huaja

Leku vijon të ruajë pozita të forta në treg, duke dominuar përsëri ndaj monedhave të huaja dhe madje duke fituar pikë gjatë gjithë javës.

Dollari amerikan, Euro dhe paundi britanik pësuan luhatje të vogla, duke humbur terren. Por si paraqitet kursi i këmbimit për sot, 18 Nëntor?

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Monedha evropiane sot blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa franga zvicerane blihet me 106.4 lekë dhe shitet me 107.7 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 119.7 lekë.

/ZOOM.AL/