zoom

Bota

Kur do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

Gjithçka varet se si do të shkojnë gjërat. Katër shtete që konsiderohen vendimtare, Arizona, Nevada, Pensilvania dhe Wisconsin kanë proedura që mund të marrin deri në disa ditë për shpalljen e rezultatit.

Por, nëse njëri nga kandidatët ka fituar bindshëm shtetet e tjera kyçe, kjo do të mjaftonte për të shpallur fituesin.

Megjithatë agjencitë e lajmeve, pritet ta bëjnë të ditur fituesin më herët se rezultati final. Mediat i përcjellin menjëherë publikut Presidentin e ri në momentin që është bërë e qartë nga qendat e numërimit rezultati matematikor i votave të numëruara.

“Standardi ynë është siguria absolute,” tha David Scott, kreu i strategjisë dhe operacioneve të lajmeve në Associated Press. “Ne nuk shpallim një fitues derisa të jemi 100% të sigurt se kandidatët pasues nuk mund të arrijnë.

AP dhe organizata të tjera lajmesh gjatë natës së zgjedhjeve si CNN, NBC, ABC dhe Fox News mbajnë një “tavolinë vendimmarrjeje” dhe përdorin një model për të projektuar se si do të zhvillohet numërimi i votave, shtet pas shteti.

Kur dolën rezultatet e zgjedheve të vitit 2020?

Joe Biden u shpall fitues të shtunën më 7 nëntor, katër ditë pas zgjedhjeve. Presidenti e kaloi pragun e votimit elektoral atë ditë kur mediat bënë bilancin për Pensilvaninë dhe Nevadën. Michigan dhe Ëisconsin u shpallën të dy një ditë pas zgjedhjeve, por Arizona nuk nxori asgjë deri më 12 nëntor, Karolina e Veriut deri më 13 nëntor dhe Georgia më 19 nëntor, pas një rinumërimi.

Postime të lidhura