zoom

Bota

244 milionë amerikanë do të zgjedhin presidentin e ri – Kur hapen qendrat e votimit?

Rreth 244 milionë amerikanë pritet t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Gara është shumë e fortë mes kandidatit të republikanëve, Donald Trump, dhe kundërshtares së tij politike nga radhët e demokratëve, Kamala Harris.

Qendrat e votimit hapen rreth orës 7 të mëngjesit, me orën lokale, ndërsa mbyllen vonë në mbrëmje.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet në 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me kandidatin republikan .

Nëse zëvendësuesja e tij Kamala Harris do të zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së.

Nga ana tjetër, Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme.

Sakaq, pritet që Karolina e Veriut, Pensilvania, Wiskonsi, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada të jenë shtetet që do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Por në SHBA, shumica e votave nuk mjafton për të fituar automatikisht zgjedhjet. Përkundrazi, kreut të ardhshëm të shtetit i duhet një shumicë në Kolegjin Zgjedhor. Janë 538 nga këto vota elektorale, ndërsa 270 nevojiten për një shumicë. Ky është i vetmi numër që ka rëndësi.
Nëse në të vërtetë ndodh që të dy kandidatët presidencialë të jenë të barabartë dhe secili të fitojë 269 vota të Kolegjit Zgjedhor, d.m.th. asnjëri nuk arrin një shumicë prej të paktën 270 votash, do të jetë në dorën e Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë fituesin.

Postime të lidhura