zoom

Bota

Kërcënime për bombë. Pezullohet votimi në disa qendra në Georgia

Kërcënime për bombë. Pezullohet votimi në disa qendra në Georgia

Në pesë qendra votimi në kontenë DeKalb të Georgia-s, si dhe në dy vende të tjera që nuk janë qendra votimi u raportuan kërcënime për bombë.

Sipas CNN, policia po kryen kontrollet e nevojshme.

“Çdo aset që kemi do të vendoset për të siguruar që çdo qytetari që dëshiron të votojë t’i jepet kjo mundësi dhe çdo votë e hedhur të numërohet,”- tha CEO i DeKalb County Michael Thurmond në njoftim.

Zyra e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Qarkut DeKalb tha se votimi është pezulluar në qendrat e votimit.

“Për shkak të kujdesit, ne po pezullojmë votimin në këto qendra votimi derisa të kemi leje nga Policia e DeKalb për të rihapur objektet,”- tha Drejtoresha Ekzekutive e Regjistrimit të Votuesve dhe Zgjedhjeve të DeKalb, Keisha Smith, në një njoftim zyrtar.

Gjykata dha urdhër për të zgjatur orët e votimit në qendrat e votimit në fjalë. Kërcënime për bombë morën një kishë, dy biblioteka, një qendër komunitare dhe një qendër për të moshuarit./ Zoom.al

Postime të lidhura