Aplikacion
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqen të dy ekipet, të shoqëruar me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”, ndërsa në mesazhin e saj inkurajues shkruan: “Paçit fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.
Mbështetja e artistes vjen në një moment të rëndësishëm për të dy përfaqësueset, të cilat synojnë të sigurojnë një vend në Botëror. Kosova përballet me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria do të luajë kundër Polonisë.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora shpreh publikisht krenarinë për origjinën e saj, duke u bërë shpesh pjesë e mbështetjes për sportistët shqiptarë.
Me këtë mesazh, ajo i bashkohet valës së mbështetjes për futbollistët, duke i inkurajuar të japin maksimumin në ndeshjet vendimtare dhe të bëjnë krenarë tifozët shqiptarë kudo në botë.
