zoom

Art & Kulturë

Kryevepra e Puçinit “La boheme” kthehet në Opera, sopranoja Golemi: Mimi këtë herë do jetë ndryshe

Kryevepra e Puçinit “La boheme” kthehet në Opera, sopranoja Golemi: Mimi këtë herë do jetë ndryshe

“La Boheme’’, kryevepra e Gaicomo Puçini-t, një histori dashurie që ngjizet në Parisin e shekullit XIX rikthehehet në skenën e Teatrit të Operas në datat 11, 12, 15, 17 dhe 19 prill.

Opera me katër akte, shfaq romancën e bukur dhe tragjike që mori shkas nga romani i Henri Murger. Në dy rolet kryesore të Mimisë dhe Rodolfos, Eva Golemi dhe Klodian Kaçani, rrëfejnë emocionet.

Opera “La Bohème”, shënoi origjinalitetin dhe suksesin e Puçinit. Vepra përmban disa nga ariet dhe skenat muzikore më të paharrueshme të zhanrit operistik.

Motive të shkurtra muzikore, tema dhe gjendje shpirtërore alternohen për të nxjerrë në pah aspekte të dramës.

Sopranoja Eva Golemi tregon se këtë herë vepra dhe personazhi i saj vijnë ndryshe.

Në rastin e Mimì dhe Rodolfo, frazat muzikore sjellin ciklin e plotë të veprës, duke e lënë muzikën të zbulojë kujtimet që përsëriten në mendjet e të dashuruarve ndërsa japin lamtumirën. /ZOOM.AL/