Aplikacion
“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje, të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.
Gjatë kësaj séance, janë thënë edhe provat materiale të propozuara në akt-akuzë, raporton Betimi për Drejtësi.
Në këtë seancë, u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016.
Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare. /ZOOM.AL/