Aplikacion
Kryeministri Edi Rama po përdor kartën e integrimit të vendit në Bashkimin Euripian si e vetmja mënyrë për t’i mbushur mendjen qytetarëve shqiptarë për ta votuar.
Madje kreu i qeverisë ka kaluar në delir, teksa shprehet se vetëm ai dhe PS-ja mund ta anëtarësojnë Shqipërinë në BE.
Rama thekson se këtë nuk e bën dot askush përveç tij, duke shtuar se fokusi duhet të jetë vetëm tek BE.
“Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë.
Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur.
Duhet të fokusohemi përtej të gjithave atyre që kemi në raport me njërin apo tjetrin. S’mund të më thuash që administrate shqiptare është somaleze. S’mund të më thuash sepse 95% të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve”, tha Rama