zoom

Aktualitet

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi merret në pyetje në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK.

Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK-u. Ai është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për fshehjen e të kaluarës së tij,prostitucion si edhe trafik droge.

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren, për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Po dje, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka dëshmuar për 3 orë në SPAK, por nuk dihet motivi. Ndërkohë që të tre zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë çështje të hapura në SPAK.

Pas verifikimeve të kryera në lidhje me materialet kallëzuese ndaj shtetasit Artur Bushi, rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi./ Zoom.al