zoom

Lajme

Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga BBV

Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga BBV

Këngëtari Kristi Lamaj, i cili u bë i njohur me këngën “Dridhe moj bajame dridhe”, është përjashtuar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.

Njoftimi u dha nga faqja zyrtare e BBV në rrjetet sociale, ku bëhet me dije se Kristi s’do të jetë më pjesë e garës. Ndërsa televotimi i kësaj jave është anuluar.

“Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara.

Televotimi aktual anulohet!”, shkruhet në postim.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e përjashtimit të tij, ju sjellim në kujtesë që Kristi ka dalë dy herë nga shtëpia duke kapërcyer murin, ndërsa është rikthyer sërish./ Zoom.al

Postime të lidhura