zoom

Aktualitet

Krimi në Roskovec, ceremonitë mortore të çiftit do bëhen të ndara! Trupi i 80-vjeçarit ende në morg

Krimi në Roskovec, ceremonitë mortore të çiftit do bëhen të ndara! Trupi i 80-vjeçarit ende në morg

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovec ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë së mesditës së djeshme, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas, vendlindja e saj, në orën 13:00, ndërsa trupi i Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe nuk është tërhequr nga familjarët.

Të nëntë fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi dhe po përballen me një situatë tepër të rënduar emocionale, përgatitur për të përcjellë prindërit e tyre në banesat e fundit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e sakta të krimit të dyfishtë.

Postime të lidhura