Aplikacion
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Ulqinit gjatë, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëjetuesen e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin.
Sipas autoriteteve malazeze, i dyshuari me inicialet B.G. është arrestuar pas ngjarjes që ndodhi në lagjen Kodra. Në banesën e përfshirë nga flakët, policia gjeti trupin e pajetë të një gruaje 36-vjeçare, shtetase shqiptare, e identifikuar me inicialet D.N.
Ngjarja u raportua rreth mesnatës, kur shërbimet emergjente morën njoftim për zjarr në një objekt banimi. Pas ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve, në vendngjarje u gjet edhe 46-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie dhe lëndime nga flakët.
Ai u transportua fillimisht në spitalin e Tivarit dhe më pas në Qendrën Klinike të Podgoricës, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe mbikëqyrje policore.
Policia ka sekuestruar prova materiale, ka marrë dëshmi dhe ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit./ Zoom.al