zoom

Aktualitet

Krerët e diplomacisë së BE mblidhen në Luksemburg, diskutohet situata mes Kosovës e Serbisë

Krerët e diplomacisë së BE janë mbledhur ditën e sotme në Luksemburg ku do të diskutojnë edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i Këshillit të Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian, ka nisur në orën 08:30.

Fokus i bisedës do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.

“BE-ja është e bashkuar duke u kërkuar të dyja palëve kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura angazhimet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE”, vazhdon njoftimi.