zoom

Kosova

Kosova tronditet sërish nga krimit, vritet me armë zjarri një person! Në kërkim autori i dyshuar

Kosova tronditet sërish nga krimit, vritet me armë zjarri një person! Në kërkim autori i dyshuar

Një person është vrarë në Hajvali mbrëmjen e së hënës.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla, i njëjti është dërguar i vdekur në QKUK.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Syla për Kohën.

Kjo është vrasja e gjashtë që nga fillimi i muajit gusht./KOHA.NET

Postime të lidhura