zoom

Bota

Kosova kërkon nga SHBA bazë të përhershme ushtarake, anëtarësim më të shpejtë në NATO

Kosova kërkon nga SHBA bazë të përhershme ushtarake, anëtarësim më të shpejtë në NATO

Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend.

“Duhet të përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë 635 ushtarë për të ruajtur paqen  si pjesë e një misioni paqeruajtës të NATO-s.

“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Mehaj në faqen e tij në Facebook.

Kosova i është bashkuar vendeve të tjera në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Mehaj ka thënë se qeveria e tij ishte e gatshme t’i ofronte ndihmë Ukrainës për çdo operacion ushtarak, nëse kjo do të kërkohej nga Uashingtoni.

Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Serbia apo aleati i saj tradicional Rusia. Katër anëtarë të NATO-s refuzojnë gjithashtu të njohin pavarësinë e Kosovës.

Postime të lidhura