Aplikacion
Personi me inicialet M.K., është ndaluar për 48 orë ditën e djeshme. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“I dyshuari është arrestuar në rrugët e Leposaviqit dhe më pas i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku janë konfiskuar disa prova materiale. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e identitetit”, ka thënë Elshani.
Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës. Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.
Sipas mediave në gjuhën serbe M.K ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti. Ishte bashkëpunëtor i ngushtë ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtari në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.
Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovën, M.K., ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat.
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor