zoom

Aktualitet

Korrupsioni dhe projekti i Sazanit/ Rama intervistë për median gjermane

Korrupsioni dhe projekti i Sazanit/ Rama intervistë për median gjermane

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Edi Rama ka folur për korrupsionin, një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në skenën politike dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por sipas tij, qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912.

Rama është shprehur se nuk ka mburojë për askënd, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të reja të drejtësisë është e pakushtëzuar.

Duke iu referuar rasteve të arrestimeve brenda radhëve të qeverisë apo administratës publike, Rama u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë “radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë”.

ZEITmagazin: A është i përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

Në intervistën për ZEITmagazin, Rama foli gjithashtu për raportin me median, akuzat e opozitës, çështjet personale, si dhe vendimin për ndalimin e përkohshëm të platformës TikTok për arsye sigurie.

ZEITmagazin: Si i përballoni sulmet personale dhe akuzat e opozitës?

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por, jam mësuar.

ZEITmagazin: A të pëlqejnë gazetarët?

Rama: Respektoj gazetarinë e pavarur, por jo të gjithë gazetarët. Kam qenë vetë gazetar dhe e di rëndësinë e tyre. Por disa më shohin vetëm si njeri me pushtet, jo argumentet e mia.

ZEITmagazin: Ju keni përjashtuar disa gazetarë nga konferencat. Pse?

Rama: Vetëm kur dikush merr peng konferencën me fjalim të pafundme.

ZEITmagazin: Një gazetareje ju ka akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga ju.

Rama: Ka qenë konflikt, por ajo thotë se Rama ka krijuar diktaturë ekonomike dhe favorizon krimin.

ZEITmagazin: Po arrestimet e korrupsionit në radhët tuaja?

Rama: Është normale që ka raste, por reagimi ynë është radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë.

ZEITmagazin: Si e shpjegoni marrëdhënien tuaja me kritikun Fatos Lubonja?

Rama: Ishim miq, por politika na ndau. Ai më konsideron tradhtar, unë e respektoj dhe më dhimbset.

ZEITmagazin: Cili është më i madhi gabim që keni bërë?

Rama: Do t’ua them kur të largohem nga detyra.

ZEITmagazin: Pse ndaluat përdorimin e TikTok përkohësisht?

Rama: Për sigurinë e fëmijëve, që prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen.

ZEITmagazin: Reagimi i prindërve?

Rama: 95% e mbështetën ndalimin dhe shumë prej tyre duan të ndalohet e gjithë media sociale.

Rama ka dhënë detaje edhe mbi projektet e investimeve në vend, duke përmendur edhe ishullin e Sazanit një territor strategjik dhe historik që i përket shtetit shqiptar.

ZEITmagazin: Jared Kushner, dhëndri i Trump, planifikon investime luksoze në Shqipëri. Si po ecën?

Rama: Projekti ka dy pjesë: një gadishull privat dhe ishullin e Sazanit që i përket shtetit. Po negociojmë për Sazanin dhe konceptet duken premtuese. Zoom.al/

Postime të lidhura