zoom

Lajme

Konfirmuan romancën, Adrola Dushi flet për lidhjen me Capital T dhe vendimin për të publikuar foton

Konfirmuan romancën, Adrola Dushi flet për lidhjen me Capital T dhe vendimin për të publikuar foton

Modelja Adrola Dushi ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me reperin Capital T.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se të dy kanë zgjedhur që lidhjen ta mbajnë sa më larg vëmendjes publike, duke theksuar se privatësia për ta është shumë e rëndësishme.

“Ne nuk duam të shfaqemi kudo. Privatësia është gjëja më e shenjtë dhe të bën të jetosh më e lumtur”, u shpreh modelja.

Prej vitesh, dyshja ka qenë në qendër të thashethemeve për një romancë, pasi fansat kishin vënë re disa detaje dhe paraqitje të përbashkëta që linin të kuptohej se mes tyre kishte më shumë se miqësi. Megjithatë, ata zgjodhën të mos reagojnë për një kohë të gjatë.

Adrola tregoi se publikimi i lidhjes erdhi si një surprizë për të në ditën e Shën Valentini.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë dhe kur e do shumë diçka, jam e sigurt që ia del. Edhe ne ia dolëm”, tha ajo.

Modelja rrëfeu se në momentin kur u publikua fotografia që konfirmoi lidhjen, ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ndërsa reperi i kërkoi të priste pak pasi dëshironte të postonte diçka në rrjetet sociale.

“Isha duke blerë rroba kur ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë. Kishim edhe dyshimin nëse duhej ta publikonim apo jo, por në fund vendosëm ta bënim”, tregoi Adrola.

Çifti e konfirmoi lidhjen përmes një fotografie të publikuar në Instagram në ditën e Shën Valentinit, duke i dhënë fund spekulimeve të fansave për romancën e tyre. 

Postime të lidhura