zoom

Slider

Komploti multi-milionësh i Gerard Pique dhe Luis Rubiales që çoi Superkupën në Arabinë Saudite

Një raport i publikuar këtë të hënë ka përshkruar saktësisht se si federata e futbollit spanjoll, RFEF, dhe kompania e Gerard Pique, Kosmos, punuan së bashku për të organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Është zbuluar se RFEF nënshkroi një kontratë që u garantonte atyre 40 milionë euro për çdo edicion të Superkupës së zhvilluar në Arabinë Saudite, ndërsa Kosmos do të merrte 4 milionë euro për çdo turne të zhvilluar gjatë një periudhe gjashtëvjeçare, duke shtuar deri në 24 milionë euro në total.

E gjithë kjo është detajuar në një raport ekskluziv nga El Confidencial, i cili ka publikuar gjithashtu regjistrime të bisedave të zhvilluara midis Pique dhe presidentit të RFEF, Luis Rubiales.

Në një nga këto regjistrime, Pique iu përgjigj sugjerimit të Rubiales se Real Madridi nuk do të luante jashtë Spanjës për asgjë më pak se 8 milionë euro.

“Nëse bëhet fjalë për para dhe [Real Madridi] do të shkonte për 8 milionë euro, atëherë ata paguhen 8 milionë euro dhe Barcelona paguhet gjithashtu 8 milionë euro, pastaj të tjerët paguhen 2 milionë euro dhe 1 milionë euro. Janë 19 milionë euro dhe ju federata mbani 6 milionë euro. Ne madje mund ta shtyjmë Arabinë Saudite për më shumë, duke thënë se nëse jo, atëherë Real Madridi mund të mos vijë. Në vend që të organizohet në Spanjën ku nuk do të fitoni as 3 milionë euro, mendoni për këtë”, tha Pique.

Pique ka qenë i përfshirë në organizimin e Superkupës së Spanjës, një nga sipërmarrjet e pakta biznesi në të cilat ai është akuzuar se iu afrua një konflikti interesi pa e kaluar kurrë atë kufi.

Në këtë rast, ai nuk ngarkoi një komision direkt në RFEF për të shmangur shkeljen e çdo kodi etik, diçka që El Mundo raportoi në nëntor 2019.

Pique ka qenë gjithashtu i përfshirë në sjelljen e Rakuten në Barcelonë si sponsor, si dhe organizimin e Kupës së re Davis dhe blerjen e FC Andorra.

Një tjetër mesazh zanor iu dërgua Piques kur u arrit marrëveshja, me Rubiales që përgëzoi lojtarin e Barcelonës.

“Bravo Geri dhe nuk po flas për lojën dhe golin tënd të mrekullueshëm dje. Po i referohem faktit që marrëveshja është nënshkruar me Arabinë Saudite. Faleminderit për gjithçka dhe unë jam këtu për çdo gjë që ju nevojitet”, tha presidenti i RFEF.

Ky mesazh u dërgua më 15 shtator 2019, me edicionin e parë të turneut në Arabinë Saudite të mbajtur janarin e ardhshëm, pak para pandemisë. Real Madridi e fitoi, ku morën pjesë edhe Atletico Madrid, Barcelona dhe Valencia.

Para se të merrte turneun Arabia Saudite, flitej për tu luajtur në Spanjë dhe Santiago Bernabeu e Camp Nou ishin mundësit.