zoom

Lajme

Klopp drejt rikthimit të madh, Gjermania synon “shpëtimin” me trajnerin legjendar

Klopp drejt rikthimit të madh, Gjermania synon “shpëtimin” me trajnerin legjendar

Një zhvillim i bujshëm nga bota e futbollit. Jurgen Klopp mund të rikthehet sërish në stol, këtë herë në krye të kombëtares së Gjermanisë.

Pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kupën e Botës 2026, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të mbyllë kapitullin me Julian Nagelsmann, duke hapur një faqe të re për të ardhmen e skuadrës kombëtare.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe burimeve të konfirmuara nga gazetari Fabrizio Romano, drejtuesit e federatës kanë nisur kontaktet me Klopp, i cili është shndërruar në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e “Pancerave”.

Mësohet se tekniku 58-vjeçar ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar një rikthim në futbollin aktiv në nivel kombëtaresh, duke hapur kështu mundësinë e një marrëveshjeje që po ngjall entuziazëm të madh në Gjermani.

Tifozët gjermanë e shohin Klopp si figurën ideale për të rikthyer disiplinën, energjinë dhe identitetin e humbur të skuadrës, e cila ka kaluar periudha të vështira në turnetë e fundit ndërkombëtare.

Në ditët në vijim pritet që bisedimet mes palëve të intensifikohen, ndërsa një marrëveshje eventuale do të konsiderohej si një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit gjerman dhe të merkatos së trajnerëve.

Rikthimi i mundshëm i Klopp në stol shihet si një projekt “shpëtimi” për Gjermaninë, që synon të rikthehet sërish mes pretendenteve kryesore në arenën botërore./ Zoom.al

Postime të lidhura