Aplikacion
Këngëtarja e njohur Kida, e ftuar në “Mirëmbrëma yje”, ka folur për jetën e saj private dhe planet për të ardhmen.
“E kemi një dasmë tani?”, ishte pyetja që iu drejtua nga prezantuesja.
“Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave”, u shpreh fillimisht Orhidea Latifi.
Ajo shtoi gjithashtu se familja e saj, veçanërisht babai, dëshiron një dasmë tradicionale. “Babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua”, tha këngëtarja.
Kida ka marrë propozim për martesë nga partneri në dhjetor të vitit 2024, në ditëlindjen e saj të 27-të.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se kur do të mbahet dita e rëndësishme e çiftit.
Policia, 2.4 milionë euro për qendrën biometrike që do të lidhë fytyrën, gjurmët dhe dokumentet