zoom

Bota

Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Dështuan, nuk arritën asgjë me rëndësi

Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Dështuan, nuk arritën asgjë me rëndësi

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mbajti një deklaratë për shtyp këtë të enjte, ku reagoi pas sulmeve amerikane ndaj objekteve strategjike në Iran.

Sipas tij, veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat domethënës, ndërsa qëllimi i vërtetë i Uashingtonit nuk ka qenë kurrë vetëm programi bërthamor.

“SHBA-të dështuan të arrijnë ndonjë gjë me rëndësi. Ata po e ekzagjerojnë realitetin për të shtrembëruar të vërtetën”, u shpreh Khamenei, duke kritikuar veçanërisht ish-presidentin amerikan Donald Trump për përshkrime që i cilësoi si “jashtëzakonisht të ekzagjeruara.”

Ai kujtoi se Irani kishte sulmuar një nga bazat ushtarake amerikane në rajon, një akt që sipas tij u minimizua nga mediat dhe autoritetet amerikane.

Khamenei shtoi se veprimet ushtarake të SHBA-së nuk kishin të bënin realisht me programin bërthamor apo të drejtat e njeriut, por me një qëllim më të thellë: nënshtrimin e Iranit.

“Një ditë flasin për të drejtat e njeriut, një tjetër për gratë, pastaj për raketat dhe programin bërthamor. Por në të vërtetë, gjithmonë ka qenë vetëm një gjë: Ata duan që Irani të dorëzohet”, deklaroi ai.

Postime të lidhura