zoom

Lajme

Këshilltarët e opozitës shtojnë 3 pika, Teliti: Veliaj të japë llogari për korrupsionin në Bashki!

Opozita nuk tërhiqet nga beteja për ta vënë para përgjegjësisë morale dhe ligjore kryebashkiakun Erjon Veliaj, për skandalin e dosjes “5D”, të drejtorëve të tij të arrestuar për korrupsion.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dërguar sot propozimin për shtimin e tre pikave në rendin e ditës.

Anëtari i këshillit Dorian Teliti ka deklaruar se ka ardhur koha që kryetari i bashkisë Erjon Veliaj të dalë para këshilltarëve dhe të japë llogari në lidhje me faktin se ku kanë shkuar paratë nga afër 5D.

“Ky rend dite nuk përmban 3 kërkesat themelore për zbardhjen e 5D. Veliaj të dalë nesër para këshilltarëve e të japë llogari seku kanë shkuar paratë e 5D, pse kanë dështuar instrumentet. Si ka mundësi që kanë marrë titullin e Investitorit Strategjik.

Velaj në kuadër të këtij skandali duhet të japë llogari para këshillit. Detyra e tij është të dalë para Parlamentit të Tiranës. Kërkojmë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm”, tha ai.

Prej tre javësh Aleanca Qytetare dhe Opozita zhvillojnë protesta para Bashkisë, duke hedhur fruta-perime, parulla e molotov, teksa kërkojnë dorëheqjen dhe hetimin e Veliajt. /ZOOM.AL/