zoom

Aktualitet

Kërkoi pezullim të vendimit prej shëndetit, Apeli refuzon Llallën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ditën e sotme të lërë në në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kujtojmë se Llalla ka kërkuar pezullim të këtij vendimi, teksa Apeli ka vendosur që mos të marrë parasysh këtë kërkesë.

Ka qenë avokati i ish-kryeprokurorit, i cili ka bërë kërkesën për pezullimin e vendimit me dy vite burg duke pretenduar se Llalla nuk mund të përballonte dot burgun për shkak të gjendjes shëndetësore.