Aplikacion
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar në nisje të seancës plenare lidhur me skandalin e fundit, ku kërkohej të nderohej diktatori Enver Hoxha në një material zyrtar të publikuar nga Kuvendi.
Ai kërkoi ndjesë publike dhe tha se qëllimi i dokumentit nuk ishte të lavdëronte apo të mbronte figurën e ish-diktatorit, kur në fakt nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, Enver Hoxha përshkruhej si udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, si Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.
“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e krijuar. Teksti ishte thjesht informativ, pa synim për të vlerësuar apo mbrojtur ndonjë figurë. Përmendja e Enver Hoxhës lidhej vetëm me vitin e lindjes së tij dhe është nxjerrë jashtë kontekstit,” – u shpreh Peleshi.
Peleshi shtoi gjithashtu se i ka kërkuar Institutit Parlamentar një rishikim të plotë të materialit, në mënyrë që sipas tij, të shmangen keqinterpretimet e mundshme në të ardhmen.
Instituti Parlamentar publikoi listën e personaliteteve kombëtare për muajin Tetor, ku u pa se mes figurave si Dritëro Agolli, Naim Frashëri apo Sulejman Delvina, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ishte përfshirë edhe ish-diktatori Enver Hoxha, çka solli reagim të opozitës dhe shoqërisë civile./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore