Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon të drejtën e tij për liri në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në një komunikim me gazetarët, vajza e tij, ArgitaMalltezi, konfirmoi se është depozituar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër masës së parë të sigurisë të dhënë ndaj Berishës, “detyrimin për paraqitje” dhe “ndalimin e daljes nga shteti”.
Përpjekjet e ish-kryeministrit, për të rrëzuar gjykatat shqiptare, sipas Malltezit, kanë vijuar edhe në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të vijojnë edhe në instance të tjera jashtë vendit.