zoom

Lajme

“Keni grabitur toka në jug”, debate të ashpra mes Ballës e Kaprit

“Keni grabitur toka në jug”, debate të ashpra mes Ballës e Kaprit

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit të Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë diskutimeve në Kuvend, ku palët kanë shkëmbyer akuza të forta lidhur me ligjin për tokën bujqësore dhe çështjet e pronësisë.

Balla ka akuzuar Kaprin për deklarata të pavërteta dhe për sulme politike, duke e cilësuar atë si “gënjeshtar me pagesë” dhe duke i kërkuar të paraqesë prova për akuzat e tij.

Taulant Balla: Agron Shehaj ka grabitur toka në jug, prandaj nuk ju do Vlora. Vetëm gënjen. Këtu një ballist si ti Kapri bashkohesh me një ekstremist të majtë. Do e kesh rrugëtimin e shkurtër.

Erald Kapri: Taulant Balla sapo më shantazhoi, duke më përmendur familjarët. Vjen këtu e më shantazhon mua me familjen time. Zoti Balla, pse nuk fole për Osmanin? Mori 1 milion metra katror me vendim qeverie. Ti nuk je shembull për politikë.   

Postime të lidhura