Aplikacion
Raportohet se ajo ka pësuar hemorragji cerebrale në tru dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Pasi i ra të fikët në skenë, këngëtarja raportohet se ishte e vetëdijshme në dhomat e zhveshjes së Herodeit, ndërsa pranë saj që në minutën e parë ka qenë mjeku personal, i cili i ka dhënë edhe ndihmën e parë.
Ajo ka komunikuar me njerëzit e pranishëm. Megjithatë, qëndroi në prapaskenë për rreth një orë para se të merrej nga një ambulancë në orën 22:20.
Sipas informacioneve para koncertit ka pasur një dhimbje koke shumë të fortë.
Gjithçka ndodhi kur artistja po interpretonte këngën e tretë: “Fjalët janë të panevojshme” një nga hitet e saj më të mëdha.
Në vargun “O Zot, na mësove sa shumë të duam” këngëtarja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë muzikantët e saj nxituan për ta ndihmuar.
Publiku ngriu dhe qëndroi në vendet e veta për disa kohë, derisa u njoftua nga produksioni se koncerti ishte shtyrë përfundimisht. Më pas spektatorët nisën të largoheshin nga Herodion
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia