zoom

Stil

Katër arsyet pse është më mirë ta përdorni WhatsApp-in nga web-i

WhatsApp është një nga krijimet më të mira. Mesazhe, audio, video, shpërndarje lokacioni, biseda edhe në grupe prej deri në 1023 persona.

Megjithatë përdorimi më i mirë dhe më i lehtë i WhatsApp-it do të ishte nga web-i. Ka katër arsye pse është më komod.

WhatsApp Web do t’ju lejojë të largoheni nga telefoni juaj

Shumë prej nesh po kërkojnë mënyra për të reduktuar kohën që kalojmë duke parë ekranet e smartfonëve tanë. Përdorimi i WhatsApp në ueb mund të ndihmojë me këtë.

Pa dyshim, ju thjesht po ndërroni një ekran me një tjetër kur bëhet fjalë për WhatsApp-in, por nëse telefoni qëndron në xhepin tuaj ose në sirtarin e tavolinës (ose edhe në dhomën tjetër), atëherë mund të mbani një sy në mesazhet e rëndësishme pa u hutuar nga gjithçka tjetër që mund të ndodhë në celularin tuaj.

Një tastierë, një maus dhe një ekran më i madh e bëjnë WhatsApp-in më të mirë

Të kesh një maus gjithashtu ndihmon, pasi të lejon të kalosh lehtësisht midis bisedave dhe të lëvizësh më shpejt nëpër biseda.

Përfitoni sa më shumë nga shkurtimet që mundëson tastiera

Siç e dini, nëse përdorni shkurtimet në Windows ose macOS, ato mund t’ju ndihmojnë vërtet t’i kaloni detyrat më lehtë. Të gjitha realizohen përmes Ctrl+.

Krijoni ikonat e personalizuara

Një arsye tjetër për t’u konfiguruar në WhatsApp Web është se ju jep mundësinë të krijoni imazhin tuaj të personalizuar. Ju mund të përdorni çfarëdo imazhi që keni në kompjuterin tuaj për të krijuar ikona që mund t’i ngjitni vazhdimisht në bisedat tuaja.