Aplikacion
Biznesmeni Shefqet Kastrati ka bërë një investim 55 mln dollarësh në SHBA, në tregun e pasurive të patundshme.
Bëhet fjalë për një hotel në Miami, në pronësi të familjes mbretërore në pushtet të Katarit, Al Thanis. Kastrati bleu hotelin me 124 çelësa në 1300 South Miami Avenue me një vlerë 444 mijë dollarë për dhomë.

Hoteli SLS Brickell, i ndodhur në Miami
Kulla 54-katëshe u projektua nga arkitekti francez Philippe Starck dhe Arquitectonica me bazë në Miami në 2016. Komponenti i hotelit përfshin 58,000 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe të jashtme për ngjarje, dy restorante në katin përdhes, tre bare dhe sallone, një tarracë pishinë në çati dhe dy salla ballore. Hoteli menaxhohet nga Accor Hotels, një kompani franceze e mikpritjes.
Për Kastratin është hera e parë që futet në tregun përtej Atlantikut, por jo në atë të imobiliar. Biznesmeni krijoi perandorinë e tij në Shqipëri me anë të investimeve në ndërtim, hidrokarbure, etj. Fitimet e majme të Kastrati Group e kthyen në një kompani të preferuar dhe për qeverinë, duke u bërë kështu një ndër shoqëritë me më shumë kontrata koncesionare.
Kastrati momentalisht menaxhon aeroportin e Tiranës, të Kukësit, portin e mallrave në Porto Romano, portine Limionit në Sarandë, Rrugën e Kombit etj.
Shpeshherë biznesmeni Kastrati dhe kompanitë e tij janë përballur me akuza për abuzim, shkelje dhe monopol, lidhur kjo me pozitën dominuese të shoqërisë në disa fusha./Zoom.al